Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka hedhur poshtë lajmin se grupi i deputetëve demokratë në parlament e kanë larguar si kryetare të grupit parlamentar.
Në një postim në ‘Facebook’, Hajdari, shkruan se ajo është ende në krye të grupit demokrat dhe se reformimi i sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari.
“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!” – shkruan Hajdari.