Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet Rudina Hajdari


Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat në Kuvend.

Vendimi është marrë nga deputetët e së ashtuquajturës opozita e re që e zgjodhën t’i përfaqësonte.

Në vend të saj, ata kanë zgjedhur Korab Lita, ish-nënkryetar u bashkisë së Kamzës.

Mbetet për t’u parë lëvizja që do bëjë Hajdari pas këtij shkarkimi.

Lajmi është pohuar nga Lita, i cili në një postim në Facebook falenderon deputetët që ia besuan detyrën që të drejtojë Grupin Parlamentar Demokrat.

“Te nderuar miq, Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene. KL.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *