Policia ka ndaluar një 24-vjeçar në Shkodër pasi është kapur me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
I arrestuar nga uniformat blu mbeti 24-vjeçari me iniciale S.R.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Finalizohet operacioni “Club”.
Në pranga një 24-vjeçar.
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të lëna nga blerësit.
Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacione të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar është bëre i mundur identifikimi dhe konkretizimi i veprimeve që kryenin disa shtetas lidhur me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.