Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mund Moldavinë, por Islanda mbetet para në renditje


Shqipëria ka mundur në transfertë Moldavinë duke marrë një trepikësh të rëndësishëm por suksesi i Islandës në fushën e saj ndaj Andorrës, e zhvleftëson disi këtë sukses duke qenë se pozitat në renditje mbeten të pandryshuara.

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur takimin që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola me Cikalleshin, Baren dhe Trashin. Vendasit u treguan të pafuqishëm duke mos qenë në gjendje që të rezistojnë.

Edhe Islanda nuk e ka pasur shumë të vështirë suksesin ndaj Andorrës në fushën e saj.

Me dy ndeshje nga fundi, Islanda ka 3 pikë më shumë se Shqipëria dhe duke pasur parasysh kalendarin është në pozita më të mira për ta mbyllur në vendin e tretë fushatën eliminatore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *