Trupat qeveritare siriane thuhet se kanë hyrë në Tell Tamer, një qytet në mes të pjesës së kontrolluar nga kurdët e vendit, teksa në zonë vijon sulmi i vazhdueshëm turk kundër milicive kurde.
Trupat e Ushtrisë Arabe Siriane hynë në qytet herët të hënën, sipas agjencisë ‘SANA’. Tell Tamer është një qytet relativisht i vogël, por ndodhet në një kryqëzim të disa rrugëve kryesore dhe është me rëndësi strategjike.
Pamjet nga skena, treguan disa autobusë dhe makina që transportonin ushtarë sirianë duke tundur flamuj kombëtar.
Më parë, trupat qeveritare u raportuan se kishin hyrë në Al-Thaërah, një qytet pranë Raqqas, vendosur në lumin Eufrat, i cili është i famshëm për afërsinë e tij me një digë të madhe.
Mobilizimi i trupave siriane vjen ndërsa milicitë kurde në veri-lindje të Sirisë përballen me një sulm nga Turqia fqinje.
Ankaraja filloi një operacion ushtarak ndërkufitar me qëllimin e deklaruar të krijimit të një “zone të sigurt” përgjatë kufirit. Turqit i shohin luftëtarët kurdë në Siri si terroristë që janë aleatë me guerilët kurdë në vetë Turqinë.