Vendosni fjalën kyçe....

“Sulmi ndaj Trump, hakmarrje personale e bosit të CNN” – Video e plotë e filmuar në fshehtësi


‘Project Veritas’ ka publikuar pjesën e parë të materialeve që sipas saj demaskojnë median amerikane ‘CNN’ duke faktuar paragjykimet dhe luftën e saj ndaj presientit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ajo pretendon se ka qindra orë regjistrime të filmuara brenda ‘CNN’.

Sipas ‘Project Veritas’, në materiale shihet qartësisht se fushata ndaj presidentit Trump është një hakmarrje personale e presidentit të’ CNN’, Zucker.

Pjesa audio

Jeff Zucker, president i CNN

“Po lëvizim drejt akuzave për fajësim. Ne nuk duhet të pretendojmë se kjo do shkojë në një drejtim. Të gjitha këto lëvizje shkojnë drejt akuzave për fajësim. Mos e humbni shënjestrën në atë që është lajmi kryesor.”

Virginia Mosley, zv.presidente e mbledhjes së lajmeve

“Ka daë një informator i dytë dhe kjo fortifikon pakënaqësitë.”

David Chalian, Drejtori politik në CNN

“Po aq e madh sa është lajmi i asaj që Trump ka bërë, është edhe reagimi i republikanëve që është deziluzioni ose heshtja e tyre. Mendoj se ajo që ndodh është një lajm i madh.”

Drejtori i CNN

“Diskutimi për armët do jetë tema kryesore e garës për nominimin demokrat 2020. Giffords janë çiftëzuar me MSNBC. Ata kanë një takim për armët në Las Vegas. 10 kandidatë do shfaqen gjatë gjithë ditës.”

Jeff Zucker, presidenti i CNN

“Nuk më rruhet për aktivitetin e MSNBC, ok? Nuk më rruhet për ta. Le të qëndrojmë të fokusuar te hetimet për akuzat ndaj Trump. Dhe gjithçka tjetër që ndodh sot. Ti do vish në orën 2, Trump është në orën 2. Të gjithë njerëzit e presidentit janë pjesë e mbulimit.”

Pjesa video

Christian Sierra, kordinator mediatik në CNN

“Materialet për akuzat ndaj Trump, ka zhvillime çdo ditë. Ne nuk bëjmë dot asgjë nëse Zucker kërkon që akuzat ndaj Trump të jenë lajme kryesore çdo ditë. Ok, ai do këto gjëra, mbi të gjitha po supozoj.”

Nick Neville, kordinator mediatik në CNN

“Ajo që është e vështirë është se kemi disa gjëra konfliktuale në lojë këtu. Si psh. ka shumë persona që bëjnë atë që mendojnë se është integriteti më i mirë gazetaresk. Pastaj ti merr një telefonatë në 9 të mëngjesit dhe bosi i madh, Jeff Zucker, të tregon se çfarë dreqin duhet të bësh.  Dhe ti duhet të ndjekësh verdiktin e tij. Dhe duhet të bësh atë që thotë bosi. Mendoj, duket se ai ka pasur një armiqësi që vijon me Trump, nuk është surprizë. Ai ka një armiqsi që vijon me Trump që prej “The Apprentice”.  

Christian Sierra, kordinator mediatik në CNN

“Ai e njeh Trump prej shumë kohësh. Ata kanë punuar së bashku gjatë “The Apprentice”. Unë urrej gjithçka, gjithçka është rreth Trump tani. Çdo njëri në punën time, çdo njeri në rrjet ankohet për këtë. Ata e urrejnë të mbulojnë Trump çdo ditë.”

Gazetari

“Jam i surprizuar si ka mundësi që CNN nuk e ka rrëzuar Trump ende.”

Nick Neville, kordinator mediatik në CNN

“Mendoj se ata po përpiqen, por…”

Gazetari

“Po, mendoj çfarë mund të bëjnë më tepër nga sa po bëjnë.”

Nick Neville, kordinator mediatik në CNN

“Në një nivel të caktuar, CNN e krijoi famën e Trump. Ata e krijuan të gjithën, kandidimin e ti, e legjitimuan pas ndjenë se duhet të tregonin gjithçka kishte bërë ai që nga fillimi kështu që Jeff Zucker nuk mund të ankohet. Ai e vuri në veprim.”

Gazetari

“Po, por pse e bënë këtë, s’e kuptoj.”

Nick Neville, kordinator mediatik në CNN

“Vlerësimet. Kjo është diçka me të cilën po luftoj jo pak, me vendimet që marrin kompanitë, por duket se ata duan të përfitojnë. Kur njerëzit kritikojnë, media në një shkallë të caktuar, një pjesë  kritikave janë të sakta, pasi nuk mund të jenë krejtësisht objektivat që po kërkon. Unë dua të bëj raportim të saktë, por kur shefa si Zucker e të tjerë që thonë, ne do përfitojmë diçka, atëherë ti përfundon, s’e di nëse e ke dëgjuar por këtë javë ata kishin një spektakël se në çfarë datash do jetë debati. Dhe kthehet që gjërat që ti bën janë për të argëtuar shikuesit, bëhet si punë komedie. Do bëjmë lekë dhe do argëtojmë shikuesit. Nëse flasim për Trump gjithë ditën, njerëzit do shohin.”

Hiram Gonzalez, drejtor departamenti në CNN

“Ne po bëjmë gjithçka për të treguar se jemi në anën e duhur.”

Informatori CNN

“Ose në anën e ndriçuar e të errët.”

Hiram Gonzalez, drejtor departamenti në CNN

“Ne do jemi kundër anës së errët. Mendoj se të gjitha mjetet që i kemi në dorë dhe kjo është ajo që CNN po bën. Të mbetet mes meje dhe teje. Media krijoi këtë monstër. Mes teje dhe meje, ne e krijuam këtë monstër dhe tani ne po e hamë çdo ditë. Media krijoi monstrën Trump.”

Informatori CNN

“Dhe ai di si të luajë.”

Hiram Gonzalez, drejtor departamenti në CNN

“Sigurisht, ai është një biznesmen i poshtër. Jo i mirë, jo i zgjuar, i poshtër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *