Vendosni fjalën kyçe....

“Askush nga kolegët nuk bëri verifikime, nuk më pyeti si qëndron e vërteta” – Gazetari reagon pas lajmit se ishte arrestuar


Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media, se ishte arrestuar nga policia pasi përndiqte  kolegen e tij.

Sejdinaj shkruan në ‘Facebook’ se nuk është arrestuar nga policia por është shoqëruar për të dhënë sqarime.

Ai shprehet i habitur për lajmin ndërsa thotë se kolegët që shpërndanë lajmin nuk bënë asnjë lloj verifikimi dhe as nuk e pyetën rreth së vërtetës.

“Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne ëhat’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj AIDA TOPALLI. Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!” – shkruan Sejdinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *