Kreu i PD-së, Basha, ka bërë me dije se çfarë është diskutuar në takimin që ka pasur me shefen e misionit tyë OSBE/ODIHR, Audrey Glover.
Në një status në Facebook, kryedemokrati shkruan se reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për daljen nga kriza.
Ai thekson më tej se opozita e ka një strategji të qartë dhe është momenti që kjo të zbatohet pa humbur më shumë kohë.
“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .
Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!
Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!” – shkruan Basha.