Vendosni fjalën kyçe....

Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes: Po kaloj një pranverë të dytë


Sot ish-kryeministri Sali Berisha feston 75-vjetorin e tij të lindjes dhe në këtë ditë të veçantë për të ka një mesazh për mbështetësit e ndjekësit e tij.

Berisha ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij Lirien dhe përmes një mesazhi të shkurtër falenderon të gjithë njerëzit që e kanë uruar.

Berisha thotë se po kalon një pranverë të dytë të jetës së tij.

“Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.
Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua!” shkruan Berisha.

Në vitet ’90, Sali Berisha braktisi karrierën e tij kardiolog dhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, për t’u bërë lider i Partisë Demokratike.

Ai shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë nga viti 1992-1997 dhe si kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, vit kur humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës.

Deri më sot, Berisha është lideri që ka qëndruar më gjatë në pushtet gjatë periudhës së zgjedhjeve të lira dhe i vetmi president në vend që është zgjedhur dy herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *