Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet zv/ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Mediumi nga Tirana më futi në grackë


Zv/Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Asim Musa, ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme. Shkak është bërë një publikim i emisionit “Fiks Fare”.

Musa tha se një medium nga Tirana e futi në grackë, lidhur me përpjekjet e tij për t’i ardhur në ndihmë një pacienti nga Shqipëria që kërkonte të kurohej në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Zv.ministri tha se 23 vite rresht ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të lejonte që i gjithë ky investim i tij, të rrënohet për shkak të një gracke.

“23 vite rresht jam në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të shoqërisë jo vetëm të vendit tonë por edhe më gjërë. Me ndershmëri dhe përkushtim më të madh të mundshëm shpeshherë nuk ka kursyer as rehatinë time familjare që tju dalë në ndihmë qytetarëve. Gjithë e dinë se ajo që dje patë është grackë kundër meje, dhe nuk do të lejojë që investimi 23 vjeçarë në profesionin tim të rrënohet.

Fatkeqësisht përpjekja ime për tju ndihmuar pacientëve u shndërruar në grackë mediatike inekzistente. Unë pacientëve jasht vendit që nuk kanë sigurim shëndetësor ju tregoj për çmimet reale që janë për ata. Andaj ju njoftoj se unë do të tërhiqem nga posti i zv/ministër i shëndetësisë. Unë edhe më tej do të vazhdoj që tju shërbej qytetarëve të vendit dhe jashtë saj me plotë sinqeritet e përkushtim”, tha në një konferencë zv.ministri Musa.

Në një video të publikuar nga emisioni “Fiks Fare”, sugjerohet se Musa kryente operacione përkundrejt ryshfetit.

Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku sipas denoncimit kryente ndërhyrje për prostatën.

Në biseda thuhet se Musa do të kryente një operacion për 1000 euro në një spital në Strugë, duke i premtuar pacientit se do i kursente koston e analizave që duhej t’i bënte po atje. Në fund të videos zv.ministri merr një 50 eurosh nga pacienti “për kafe”./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *