Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: Nga burgu janë porositur edhe vrasje


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka deklaruar se nga ambientet e vuajtes së dënimit janë porositur vrasje prej personave me rrezikshmëri të lartë.

Këtë deklaratë Ismaili e ka bërë ndërsa po raportonte në mbledhjen që po zhvillohet Komisionin e Sigurisë. Ismaili tha se të gjitha rastet e konstatuara do t’i paraqiten Prokurorisë.

“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, një nga vështirësitë e tij si drejtues ka qenë zbatimi i rregullit të telefonatave.

Sipas ligjit, një i burgosur ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *