Vendosni fjalën kyçe....

Fytyra qesharake e Jeremy Corbyn, kur Boris Johnson tenton t’i flasë miqësisht (VIDEO)


Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn dukej shumë i irrituar ndërkohë që kryeministri britanik Boris Johnson u përpoq ta përfshinte atë në një bisedë të shkurtër, para fjalimit të djeshëm të mbretëreshës Elisabeth II.

Hapja e parlamentit nga Mbretëresha Elizabeth II të hënën, u shënua me një njoftim politikash të reja nga administrata e kryeministrit Johnson. Shumë ligjvënës të opozitës dhe komentues politikë besojnë se fjalimi ishte “i pakuptimtë”.

Siç është tradita, kryeministri dhe lideri i opozitës i çojnë të gjithë deputetët nga Dhoma e Përfaqësuesve te Lordët që të dëgjojnë fjalimin e monarkut.

Ndërsa Johnson u përpoq që gjatë kësaj procesi,  të shkëmbente disa fjalë me kreun e Partisë Laburiste, Corbyn përgjigjej shumë shkurt dhe mbante një qëndrim të tensionuar.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pamja e fytyrës së Corbyn tregon shumë për irritimin që ai ndjente. Ai bën edhe një fytyrë qesharake për operatorin e kameras kur i kalon pranë.

“Ai me të vërtetë nuk dëshiron ta ndajë të njëjtin oksigjen me të?”, thotë një komentues. Axhenda e re e qeverisë përfshinte një projekt-ligj për imigracionin që në thelb do t’i jepte fund lirisë së lëvizjes për qytetarët e BE-së dhe do të prezantonte një sistem hyrje-bazë për të gjithë emigrantët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *