Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësit terrorizojnë çiftin e moshuar në Korçë – I lidhin në krevat, i dhunojnë dhe i grabisin 700 mijë lekë të vjetra


Disa persona të maskuar kanë dhunuar dhe grabitur një çift të moshuarish në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së kaluar, në lagjen nr. 3 të qytetit.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit, teksa këta të fundit ishin në kuzhinë duke konsumuar darkën.

Me maska dhe me armë në duar, autorët kanë kërcënuar të zotët e shtëpisë duke u kërkuar para.

Çifti ka kundërshtuar që t’i bindet dhe autorët i kanë lidhur të moshuarit në krevat. Gruan, Afërdita Rrapo, e kanë goditur në krah dhe në këmbë, ndërsa burrin e saj, Foni Rrapo, në kokë me qytën e pistoletës.

“Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas dëshmisë së të moshuarve, hajdutët janë larguar me rreth 700 mijë lekë të vjetra. Foni dhe Afërdita Rrapo jetojnë të vetëm në banesë, pasi fëmijët i kanë në emigracion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *