Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend, raporton Gazeta Express.
Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD-në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.
Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë se Haradinaj si bartës i listës, ka mijëra vota në qytete të ndryshme.
Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai ishte larguar nga Kuvendi.
Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dhënë dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas pakënaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni.