Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet nga kati katërt, ndërron jetë një 47-vjeçar


Një ngjarje me pasojë ndarjen nga jeta ka ndodhur në kryeqytet.

Një 47-vjeçar është hedhur nga kati i 4-ët, njofton policia, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Kadare” rreth orës 22:05.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  shtetasi  Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *