Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Hapja e negociatave e fut klasën politike në kornizë për mos bërë “harikiri”


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE do të fuste klasën politike shqiptare brenda një kornize që të mos bënte më “harikiri”.

“Hapja e negociatave është si një kornizë që kornizon klasën politike shqiptare të mos bëj më “harikiri” sic ka bërë. Pra negociatat e detyrojnë klasën politike shqiptare të ketë qëndrueshmërinë e vetë”, tha Kryemadhi në “Real Story”.

Më tej, kryetarja e LSI shtoi se hapja e negociatave do të kufizonte pushtetin e Ramës.

“Ne si opozitë do na interesonte hapja e negociatave sepse do të kufizonte pushtetin e Ramës. Ndërkohë, mos hapja e negcociatave do të bënte realitet deklaratat e Ramës për të parë në realitete të tjera. Si në Beograd”, përfundoi Monika Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *