Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi nga burgu i liderit të Katalonjës: Një tjetër Referendum për Pavarësinë është i pashmangshëm


Udhëheqësi i separatistëve katalanas i dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Spanjës për rolin e tij në përpjekjen e rajonit për t’u shkëputur përmes një referendumi, thotë se një referendum tjetër është i pashmangshëm.

Oriol Junqueras, ish-nënkryetari i qeverisë rajonale të Katalonjës, tha për “Reuters” se vendimi i gjykatës për t’i dënuar me burg atë dhe 8 persona të tjerë, vetëm sa i ka bërë më të fortë dhe më të vendosur ata dhe lëvizjen e tyre.

Gjykata të hënën dha afatin më të gjatë të burgut, 13 vjet, për Junqueras. Dënimi i tij dhe i 8 liderëve të tjerë katalanas, shkaktoi protesta në të gjithë rajonin.

“Ajo që unë jam i sigurt është se ky konflikt do të zgjidhet përmes kutive të votimit … ne jemi të bindur që herët a vonë një referendum është i pashmangshëm sepse përndryshe, si mund t’i japim një zë qytetarëve?”, shkroi ai nga burgu , duke shtuar se nuk pendohet për organizimin e referendumit në vitin 2017.

Në intervistën e tij të parë pas dënimit përmes emailit, Junqueras tha për “Reuters” se ai dhe të tjerët kishin planifikuar të apelonin dënimet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kur u pyetën se çfarë mesazhi do t’i jepte lëvizjes së pavarësisë pas dënimit, Junqueras tha: “Ne do të vazhdojmë dhe nuk do të heqim dorë, sepse kurrë nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë tani. Burgu dhe mërgimi na kanë bërë më të fortë dhe kjo na ka bërë edhe më të bindur, në bindjet tona thellësisht demokratike. “

Përpjekja e Katalonjës për pavarësi ka qenë një sfidë e madhe për Spanjën për vite me radhë, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën kur liderët separatistë kundërshtuan gjykatat dhe zhvilluan një referendum për shkëputjen në tetor të vitit 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *