Vendosni fjalën kyçe....

“Në makinën e gjyqtarit ka bombë”, identifikohet i dënuari që bëri telefonatën


Policia ka identifikuar personin i cili kreu telefonatën ku njoftonte se ishte vendosur bombë në makinën e një gjyqtari.

Sipas policisë personi që kreu telefonatën nga burgu i Drenovës, është një person i dënuar në vitin 2005 për vrasjen e një taksisti.

Shtetasi N.B-34-vjeç nga Lapardhaja e Beratit vuan dënimin për vrasje në Drenovë të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe procedohet, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit:

N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”).

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *