UEFA ka njoftuar se do hetojë përshëndetjen ushtarake të dhënë nga futbollistët e Turqisë pasi ylli i Everton, Cenk Tosun, shënoi golin e fitores kundër Shqipërisë.
Teksa vendi është përfshirë në një operacion ushtarak në veri të Sirisë, kombëtarja e futbollit arriti një fitore të vuajtur dhe me fat ndaj Shqipërisë të premten.
Tosun postoi foton në ‘Instagram’, me mesazhin: “Për kombin tonë, veçanërisht për ata që po rrezikojnë jetën e tyre për kombin tonë”.
Uefa nuk lejon gjeste politike dhe për këtë arsye ka njoftuar se do nisë një hetim.
Zëdhënësi i institucionit, Philip Toënsend, i tha agjencisë italiane të lajmeve ‘Ansa’ se përshëndetja turke “mund të duket si një provokim”.
“Unë mund të garantoj që ne do e shqyrtojmë këtë situatë”, tha ai.