Gjykata Supreme e Spanjës burgosi të hënën nëntë liderë separatistë katalanas me 9 dhe 13 vjet për rolin e tyre për të sjellë pavarësinë e Katalonjës, vendim ky që solli një valë protestash në rajon.
Aeroporti ndërkombëtar i Barcelonës u bë pika qendrore e protestave. Ndërsa mijëra u mblodhën në hyrje të aeroportit, policia sulmoi turmën në disa raste duke përdorur shkopinj dhe duke i gjuajtur topa gome për të parandaluar rrezikun e hyrjes së masës brenda. Të paktën tre persona u arrestuan.
Grupi Demokratik Tsunami që kishte organizuar protestën premtoi një seri veprimesh të koordinuara për t’u ndjekur.
“Ne do pushojmë që të kthehemi nesër në rrugë. Dhe ditën tjetër”, thuhej në një postim ku dënohej përdorimi i forcës nga policia.
Sipas mediave lokale, mbi 50 njerëz janë trajtuar në spital pas përplasjeve.
Kaosi i krijuar në aeroportit shënoi më shumë se 100 fluturime të anuluara dhe vonesa të shumë fluturimeve të tjera, me turistët të detyruar të bënin rrugën në këmbë me bagazhe të rënda përmes rreshtave të protestuesve dhe policisë.
Protestuesit në kështjellën Girona dogjën goma në shinat e trenit, duke mbyllur lidhjen midis Barcelonës dhe Francës. Hekurudhat dhe rrugët rajonale u bllokuan në disa vende në rajonin verilindor.
Më herët, kryeministri i përkohshëm Pedro Sanchez tha se dënimi nënkupton humbjen e lëvizjes së pavarësisë, fushata e së cilës ka shkaktuar krizën më të rëndë politike në Spanjë që nga vdekja e diktatorit Francisco Franco katër dekada më parë.
Një burim i qeverisë spanjolle tha për “Reuters” se situata ka të ngjarë të mbetet e rrezikshme të paktën deri në fundjavë.
Columna Diagonal ara mateix! pic.twitter.com/A5AMZRvTzS
— ANC Univ. i Recerca (@UniversitatsANC) October 14, 2019
Fuqia e protestave mund të jetë treguesi i parë se si mund të jëtë në të ardhmen lufta për pavarësi, e cila deri më tani ka qenë paqësore.
As aktvendimi nuk i përgjigjet pyetjes se si të trajtohet shtresa e separatizmit e mbështetur nga gati gjysma e popullsisë së Katalonjës.
“Sot ne të gjithë jemi të dënuar, jo vetëm 12 vetë,” tha presidenti i parlamentit Katalanas, Roger Torrent.
Ish-trajneri i klubit të futbollit të Barcelonës, Pep Guardiola, një figurë kulti në Katalonjë që tani menaxhon klubin e Manchester Cityt, tha në një video se “dënimi është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të njeriut”, dhe kërkoi “një zgjidhje politike dhe demokratike”.
Një referendum pavarësie u mbajt në tetor të 2017 dhe u shpall pavarësia që siç nisi përfundoi pasi referendumi i shpall i paligjshëm nga gjykatat spanjolle.