Vendosni fjalën kyçe....

Rama videomesazh shqiptarëve: Franca e disa vende s’kanë dalë ende në pozicion përfundimtar


Kryeministri Rama ka deklaruar me anë të një videomesazhi se Franca dhe dy apo tre vende të tjera nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit dhe ka ende mundësi që të ndryshojnë qëndrim për sa i përket çeljes së negociatave.

Kreu i qeverisë e ka dhënë mesazhin e tij nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’.

“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa kushte. Gjermania e ka lidhur PO-në me disa kushte të cilat janë të arsyeshme për ne. Franca dhe dy apo tre vende janë në pozicion të pafavorshëm lidhur me vendin tonë. Franca dhe ato dy e tre vende nuk kanë dalë sidoqoftë në një pozicion përfundimtar dhe mund të mos qëndrojnë ndryshim siç ka mundësi që të pranojnë një pozicion kompromisi. Presidenti Macron ka një pozicion të shpallur që prej ditës së parë të zgjedhjes për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin.” – tha Rama.

Më tej Rama tha se pozicioni i Francës nuk është kundër Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut por ka të bëjë me procesin e reformimit të BE-së, brenda vetes.

Në fund kryeministri tha se Shqipëria do vijojë përpjekjet e integrimit dhe të shtetbërjes.

“Pozicioni i Francës nuk është kundër Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në vetvete. Asgjë nuk mund të përjashtohet deri në minutën e fundit. Askush nuk duhet të harrojë sesa çështje janë në ta tavolinën e BE-së, që nga Brexit e deri te fronti i luftës në Siri. Megjithatë fjala e fundit nuk është thënë ende dhe përpjekjet intensive të këtyre ditëve synojnë përarfimin e qëndrimeve. Askush nuk e di sesi do përfundojë kjo Odise në datën 18 tetor por ja çfarë di me siguri dhe dua të ndaj me ju.

Përtej gënjeshtrave për konsum politik në Shqipëri, vendimmarrja s’ka të bëjë me çfarë kemi bërë apo s’kemi bërë ne për të merituar PO-në. Edhe nëse në vendin tonë do ishin dy vende që tashmë janë pjesë e Be-së, situata e tyre do ishte njësoj. Vendimmarrja ka të bëjë me atë që çfarë duan anëtarët e unionit të bëjnë mes veti. Me marrëdhëniet e respektit dhe besimit reciprok me qeverinë gjermane, ia kemi dalë të kapërcejmë pengesën e Bundestagut. Ai i tha po Shqipëisë dhe Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces. Ne do vijojmë procesin e shtetbërjes dhe Shqipërisë europiane, jo për Brukselin, Berlinin e Parisin po për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *