Vendosni fjalën kyçe....

“Thërrisnin lekët, lekët”, i moshuari në Korçë tregon si u grabit dhe u dhunua nga dy persona me maskë (VIDEO)


Foni Rapo , i moshuari që u grabit mbrëmjen e kaluar sëbashku me të shoqen në në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës, ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar.

Në një prononcim për “Balkanweb”, zoti Rrapo tregon se sëbashku me të shoqen kanë qenë duke ngrënë darkë kur dy persona me maskë, armë e thikë i kanë kërcënuar e goditur ndërkohë që thërrisnin gjatë gjithë kohës:”Lekët, lekët”.

 “Ishim duke ngrënë bukë. Ishte 8 pa 10. Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futën menjëherë brenda nga dera e banesës ngjitur. Ishin me armë, pistoletë, kishin dhe një thikë. Na kërcënuan dhe goditën, kërkonin lek, më morën pensionin dhe kursimet.

Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Ime shoqe është në spital. E goditën shumë me shishe dhe mua më goditën. Gjatë gjithë kohës bërtisnin lekët, lekët. Në fund iu thashë merri lekët e pensionit. Thoshin të tjerat. Në fund iu thashë merri lekët e rezervës. Këto kisha unë. Afro 1 milion mund të ishin. Mua më lidhën dorën se unë desha që të dilja, mirëpo dera ishte e mbyllur dhe më zunë atje. Ata do kenë hyrë nga shtëpia këtej, ngjitur. Nuk kemi ndjerë asgjë kur hynë. Ishin të maskuar komplet. Vetëm leka, leka.
I thashë është një unazë në sirtar, merreni i thashë. Thoshin që kemi ardhur nga Elbasani, e përdorën pak dialektin por jo tamam. Ndoshta për të humbur gjurmët. Mos lajmëro më tha mua”, tregoi i moshuari.

Policia ka lajmëruar se është vënë në lidhje të autorëve, por ende nuk dihet asgjë për të dyshuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *