Vendosni fjalën kyçe....

Tirania e Pakicës – Katalonja dëshmon se elitat europiane injorojnë referendumet


Nga Jonathan Arnott

Udhëheqësi i separatizmit katalanas, Oriol Junqueras është dënuar me 13 vjet në burg, për organizimin e referendumit në vitin 2017. Mbretëria e Bashkuar është ende duke pritur për Brexit në vitin 2019.

Bashkimi Europian i ka injoruar referendumet e panumërta. Duket se qeveritë mendojnë se dinë më mirë se sa njerëzit.

Spanja pa dyshim thotë që referendumi i pavarësisë së Katalonjës ishte i paligjshëm. Ata theksojnë se arsyeja pse mbi 92% votuan për pavarësinë, është se pala tjetër kishte bojkotuar referendumin.

Por kjo nuk e ndryshon faktin që Katalonja ka zgjedhur vazhdimisht qeveri pro pavarësisë.

Më intereson shumë nëse Katalonja mbetet pjesë e Spanjës, por, para së gjithash, besoj në fuqinë e vetëvendosjes.

Populli Katalanas duhet të jetë populli  që vendos mbi këtë përcaktim. Në Mbretërinë e Bashkuar do ta përshkruaja veten time si unionist: Unë dua që Skocia të mbetet pjesë e Unionit.

Sidoqoftë, nëse populli skocez do të votonte në një referendum për t’u bërë një vend i pavarur, unë do ta mbështesja absolutisht dhe pa mëdyshje të drejtën e tyre për ta bërë këtë.

Pavarësisht të gjithave, Spanja ka kërkuar të shtypë rrugën e Katalonjës për autonomi në vend që të sigurojë një zgjidhje në mënyrë të padiskutueshme dhe ligjore, për të marrë një vendim përfundimtar.

Neni 7 i Traktatit të Lisbonës, deri diku ironikisht, lejon Bashkimin Evropian të pezullojë të drejtat e votimit të vendeve në nivelin e BE-së. Bashkimi Evropian ka synuar Hungarinë dhe Poloninë, megjithatë ka mbrojtur me vendosmëri Spanjën.

Është kjo qasje selektive ndaj vetëvendosjes e cila është në zemër të shumicës së problemeve me shoqërinë moderne. Mos prisni një përgjigje nga BE-ja për burgosjen e Junqueras, ose për dëbimin e vazhdueshëm të Carles Puigdemont.

Nëntë nga dhjetë referendume, funksionojnë si një mënyrë për të marrë vendimet kryesore kombëtare. Zviceranët zhvillojnë referendume mbi baza vjetore, duke i dhënë një mundësi njerëzve të vendosin. Shumë shtete në SHBA vendosin propozime mbi fletët e votimit, duke i lidhur njerëzit me vendimet.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi pasur referendum për të gjitha llojet e pyetjeve: përkushtimi Uellsian, devotshmëria skoceze, ndryshimi i sistemit të votimit, të qenit anëtar i Tregut të Përbashkët (sikur të ishin treguar të sinqertë për atë që do të ndoshte), dhe pavarësia e skocezëve. Në secilin prej këtyre rasteve rezultatet u respektuan pa kundërshtime serioze (përkushtimi i Uellsit në vitin 1997 u kalua me vetëm 50.3% në 49,7%). Demokracia kërkon pëlqimin e humbësve. Shpejt përpara për referendumin në Brexit të vitit 2016, dhe papritmas gjithçka ndryshoi.

Një numër i vogël politikanësh, të vendosur për të mos zbatuar vullnetin e njerëzve, u përpoqën të sabotojnë gjithçka për Brexit. Ata shpreheshin se do “respektonin rezultatin” dhe më pas vendosën ta minojnë atë.

Në momentin që pakica kërkon të rrëzojë vullnetin e shumicës, ne kemi në një problem edhe më të madh se ‘tirania e shumicës’, e përshkruar në shekullin e 18-të nga Etërit Themelues të Amerikës.

Një pikëpamje moderne, e saktë politikisht është se “tirania e pakicës” duhet të mbizotërojë: që shumica duhet të ndryshojë gjithnjë qasjen e saj për t’iu përshtatur pakicës.

Debati për rrjedhën e gjinisë është një shembull i kësaj, ku thjesht respektimi i autonomisë së miqve tuaj dhe të fqinjëve nuk është më i mjaftueshëm – ka një pritje të detyrimit, që ju duhet të ndryshoni pikëpamjen tuaj për t’iu përshtatur atyre. Kur kalojmë nga liria e fjalës në fjalën e detyruar, demokracia vuan.

Kur populli grek bëri një referendum për t’i thënë “Jo!” kushteve të vendosura nga BE-ja, BE iu përgjigj duke imponuar kushte edhe më të ashpra. Vota e popullit rrezikoi që Greqia të linte euron dhe zhvillimin e industrisë përpunuese. Politikanët menjëherë i mposhtën njerëzit.

Këto raste nuk janë të vetmet kur është injoruar shumica: BE-ja në disa raste ka injoruar (ose ka kërkuar një votim të dytë pas) rezultateve të referendumit mbi ndryshimin e Traktatit në katër vende të ndryshme. Edhe në Zvicër, bazamenti i demokracisë, iniciativa Zvicerane e Emigracionit për vitin 2014 nuk u respektua.

Si një mjet i qeverisjes, unë besoj se referendumet funksionojnë, por parimi ka qenë gjithmonë se pala humbëse miraton rezultatin.

Kur politikanët besojnë se qeveria duhet të jetë mbi popullin, janë në gjendje të injorojnë çdo rezultat që nuk e pëlqejnë, demokracia bëhet pak më shumë sesa thjesht një iluzion. Është tirania e pakicës.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

*Autori i shkrimit është Jonathan Arnott, një ish-anëtar i pavarur i Parlamentit Evropian


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *