Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Holandës: Ndaj Shqipërisë kemi vendosur për “Jo” të palëkundur


 

Kryeministri i Holandës në një deklaratë për mediat nga Brukseli është shprehur i qartë dhe vendosur se vendi që ai udhëheq ka vendosur një “jo” të qartë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Mark Route deklaroi se parlamenti i vendit të tij votoi për të mos i dhënë negociatat Shqipërisë dhe për këtë nuk do ketë qëndrim ndryshe.

Edhe për Maqedoninë e Veriut Route shprehu qëndrim të njëjtë.

Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një jo e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria.

Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur.

Po gjykimi im është se, do të ketë një JO për të dyja vendet.

Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një Jo të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”-deklaroi Kryeministri i Holandës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *