Vendosni fjalën kyçe....

A e ka dhënë vërtetë dorëheqjen Zaev? Çfarë shkruajnë mediat maqedonase


Në mediat italiane qarkulloi lajmi i bujshëm se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen, duke iu referuar burimeve diplomatike nga Brukseli, ku u vendos që të mos hapeshin negociatat për anëtarësimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Por çfarë shkruajnë mediat në Maqedoni?

Alsat” shkruan se ky lajm është i pavërtetë. Në shkrim thuhet se Zaev ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme me gjithë formacionin e tij qeveritar, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.

Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat e vëna nga BE-ja për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Zaev madje ka thënë se kjo do të ishte një demotivim për shtetet e tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Ndërkohë një tjetër media po në Maqedoni, ” Zhurnal” ka konfirmuar dorëheqjen e kryeministrit e madje ka zbuluar edhe se cili do ta zëvendësojë. Sipas “Zhurnal”, me dorëheqjen e kryeministrit nuk do të bie qeveria, por në vend të Zaev do të vendoset ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Kështu derisa nuk kemi një deklaratë zyrtare nga vetë Zaev, asgjë s’mund të merret e mirëqenë me aq shumë informacione kontradiktore që po qarkullojnë në rrjet./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *