Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se mos-hapja se negociatave nuk erdhi, siç po pretendohet të shitet, nga një përplasje mes vendeve të BE-së.
Sipas Bashës, gjendja në Shqipëri tregon qartë pse nuk janë hapur negociatave.
Më tej Basha, theksoi se detyrat e shtëpisë nuk janë bërë, dhe se në Evropë nuk shkohet me propagandë.
“Mes vendeve të BE-së tashmë e kanë të qartë se raporti i Komisionit Evropian nuk pasqyron realitetin por janë të zbukuruar. Bundestagu ngriti mekanizmin e kontrollit të gjendjes normale në Shqipëri”-deklaroi Basha.