Vendosni fjalën kyçe....

Basha për “Euroactiv”: Shqipërisë i duhet një lidership i ri për të plotësuar kushtet


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për ‘Euroactiv’ se vendimi i Këshillit të BE-së nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim.

Ai i referohet lajmit të publikuar në mediet italiane se Franca ka vënë ‘veton’, ndërsa kundër janë shprehur edhe Holanda me Danimarkën.

Sipas Bashës, energjia dhe fokusi i politikës shqiptare duhet të jetë te kryerja e detyrave të shtëpisë, te lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Shqipëria ka nevojë për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe të realizojë potencialin e plotë për hapjen e negociatave.

 Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin.

Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.”, janë fjalët e Bashës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *