Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë dimë për jetën e djalit të aktorit të njohur si “Tarzani”, i akuzuar për vrasjen e nënës


Cameron Ely dikur ishte një person i njohur dhe i talentuar në Harvard, i lavdëruar për inteligjencën dhe shumë i dashur për babain e tij, aktorin e njohur për rolin e “Tarzanit”, Ron Ely.

Por mbrëmjen e së mërkurës, 30-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia në Santa Barbara , pasi ai goditi me thikë nënën e tij dhe më pas u përpoq t’ja vinte fajin babait 81-vjeçar.

Departamenti i Sherifit në Santa Barbara nuk ka zbuluar motivet e sulmit të ashpër të të birit, ndaj ndaj 62 vjeçares Valerie Lundeen. Ky departament tha vetëm se Cameron përbënte kërcënim për efektivët e policisë, të cilët e qëlluan atë në shtëpinë e familjes në Hope Ranch.

Kjo është shumë larg nga jeta e mëparshme e Cameron.

Fotografitë në mediat sociale tregojnë se ai ishte një atlet i njohur dhe i talentuar që kishte ndjekur disa nga shkollat ​​më të mira në vend. Cameron në vitin 2006, kur ndiqte shkollën e mesme në Santa Barbara, kishte çuar në shtëpi trofeun si qendërmbrojtësi i shkollës.

 

Ai u diplomua në vitin 2012 me një diplomë arti në psikologji në Universitetin e Harvardit.

Po atë vit, Ron Ely foli për dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj tre fëmijëve, duke shpjeguar se ai hoqi dorë nga karriera e tij në Hollyëood për t’u përqëndruar në rritjen e dy vajzave të tij dhe djalit Cameron.

Ron Ely shpjegonte atë vit se fëmijët e rritur jetonin të gjithë në shtëpi dhe Cameron kishte për vete dy dhoma në rezidencën e familjes në Santa Barbara.

Aktori, i cili kishte marrë dhe djalin e tij në intervistë, pyeti me shaka gazetarin: “Ku shkoi djali im? Duhet të ketë qenë ndonjë vajzë e bukur, sepse kjo është e vetmja gjë që mund ta largojë atë”.

Por vitet e fundit është e paqartë se çfarë ka ndodhur me Cameron. Regjistrimet tregojnë se ai ishte licensuar si roje sigurie për dy vitet e fundit, sipas LA Times. Një nga fotot më të fundit të Cameron tregon se ai po pozonte me krenari pranë babait, në dasmën e motrës së tij Kaitland në vitin 2016.

Të enjten, u zbulua se Cameron kishte thirrur 911 duke kërkuar ndihmë pasi babai i tij sulmoi nënën. Mirëpo, kur oficerët arritën në vendngjarje e gjetën aktorin në gjendje të dobët, pasi ai s’mund të fliste.

Ron Ely u tha oficerëve se djali i tij ishte larguar pas vrasjes dhe ata e gjetën 90 minuta më vonë jashtë shtëpisë, ku e qëlluan për vdekje.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e New York Post/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *