Vendosni fjalën kyçe....

Dështimi i negociatave, Tabaku: Rama të reflektojë e të japë dorëheqjen si Zaevi


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar vendimin e Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Syri.net, Tabaku tha se ky vendim nuk është për Shqipërinë, por vetëm për Edi Ramën. Madje ajo ka kërkuar që kryeministri shqiptar të marrë shembullin e homologut maqedonas, Zoran Zaev, dhe të japë dorëheqjen.

 “BE na ka shtuar kushte të reja, të paprecedenta, në mënyrë që ne t’i bashkohemi BE-së.

Këto kushte lidhen me Ramën – nisja e menjëhershme e procedimeve penale ndaj gjithë atyre që dyshohen se janë përfshirë në blerjen e votës dhe manipulimit të zgjedhjeve.”- u shpreh Tabaku.

Sipas ish-deputetes, qëllimi kryesor i politikës së jashtme shqiptare për një gjeneratë të tërë ka qenë bashkimi me BE-në. Por tani që i kemi shkuar aq afër, ajo thotë se shqiptarët po mbahen peng nga Rama.

“Tani, që i kemi shkuar kaq afër dhe kur shumë nga fqinjët tanë i janë bashkuar, Shqipëria mbahet peng nga një njeri. Nga korrupsioni i tij. Me manipulimin e zgjedhjeve prej tij. Dhe nga idershipi i tij i dështuar.”– vijoi Tabaku.

E pyetur lidhur me lajmin se kryeministri i Maqedonisë zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen, Tabaku komentoi: “Dorëheqja e Zaev, është një akt prej shtetari. Shpresoj që Rama të reflektojë dhe të japë dorëheqjen. Duhet të jetë një sinjal shumë i mirë edhe për rrugën që duhet të ndjekë Edi Rama. E vetmja mënyrë është largimi i tij që Shqipëria të vazhdojë rrugën e Bashkimin Europian. Është në të mirë të Shqipërisë, që dokuemnti I Bundestagut me 9 kushtet të bëhet një udhërrëfyes për një qeveri të rë tranzitore, pa Edi Ramën që Shqipëria të sigurojë plotësimin e kushteve për në Bashkimin Europian dhe të zhvillojë zgjehdje të lira e të ndershme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *