Vendosni fjalën kyçe....

Diskutimet në Bruksel, Protothema: Pritet një “kundërsulm” gjerman mbi Macron


Jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por edhe Greqia po i ndjek me mjaft interes diskutimet e liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, teksa pritet vendimi final për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e dy vendeve.

Sipas gazetës greke “Protothema“, në ditën e dytë të samitit, pritet një “kundërsulm” gjerman, që të përkulë francezët e Macron, të cilët kanë vendosur veton për hapjen e negociatave me dy vendet ballkanike.

“Një kundërsulm gjerman pritet në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian që synon rrëzimin e vetos franceze për perspektivën e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë. Debati deri natën vonë i 28 udhëheqësve ditën e djeshme, në ditën e parë të samitit, përfundoi me bllokim.

Pala franceze ka refuzuar të pajtohet jo vetëm për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë, por edhe për të gjitha alternativat që janë paraqitur ose për të ndarë kandidaturat e dy vendeve fqinje, duke promovuar kërkesën e maqedonasve, ose për propozimin që negociatat të fillojnë në prill ose maj 2020”, shkruan “Protothema”.

Në mbledhjen e Këshillit Evropian të së Premtes, pala franceze nuk pranoi të pajtohej jo vetëm për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë, por për të gjitha alternativat e paraqitura qoftë për ndarjen e dy vendeve fqinje, në mbështetje të kërkesës së Shkupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *