Vendosni fjalën kyçe....

Euractiv: Dështojnë përfundimisht bisedimet për zgjerimin


Euractiv” raporton se bisedimet mbi zgjerimin e BE-së dështuan përfundimisht, duke dhënë kështu një lajm të hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, rinisja e bisedimeve për zgjerimin nuk është më në axhendën e sotme, megjithëse përmendja e përfundimeve nuk përjashtohet plotësisht.

“Unë pashë raportet e mediave që 25 shtete anëtare ishin në favor dhe 3 kundër, por nuk është aq e thjeshtë. Disa vende ishin në favor të ndarjes së dy vendeve, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të madhe të gatshme për të hapur negociatat. Por duhet inanimitet. “, tha një burim diplomatik për gazetën.

Gazetarja Alexandra Brzozoëski raporton se Presidenti francez Emmanuel Macron shmangu e deklaratave publike për zgjerimin gjatë këtij samiti: Ai iu shmang gazetarëve duke hyrë e duke dalë nga dera e pasme si mbrëmë natën ashtu edhe këtë mëngjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *