Vendosni fjalën kyçe....

FIFA i rekomandoi Federatës që Crvrena Zvezda të hyjë në Kosovë


Ndalja e Crvena Zvezdës në kufirin e Jarinës bëri jehonë të madhe në Kosovë e kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka zbuluar se FIFA u kishte rekomanduar të mos e ndalte futbollin.

I ftuar në emision sportiv në T7, “Favorit”, sonte është presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për të diskutuar për gjasat e Kosovës për kualifikim në EURO 2020, dyshimet për keqpërdorime me biletat e Kosovës, pozitën e tij si kryetar i FFK-së dhe gjendjen brenda Federatës,

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet në Kosovë mes klubit serb Crvena Zvezda dhe klubit serb nga Kosova, Trepçës – në kuadër të Kupës së Serbisë – u pamundësua nga FFK-ja Policia e Kosovës, që i ndaloi futbollistët, stafin dhe tifozët e Zvezdës në kufi.

Vendimi për të mos e lejuar Zvezdën të hyjë në Kosovë u mor pasi që Federata kosovare insistonte se ajo është e vetmja që mund të organizojë ndeshje zyrtare në territorin e Kosovës.

Megjithatë, tani presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se FIFA u kishte dërguar letër ku rekomandohej të mos ndalohej futbolli, rrjedhimisht ta lejonte zhvillimin e ndeshjes në fjalë.

“E falënderoj këtu Policinë e shtetit që e kanë zbatuar vendimin tonë dhe nuk do ta lejoj asnjëherë një klub serb të zhvillojë gara zyrtare në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ademi në “Favorit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *