Vendosni fjalën kyçe....

Hahn jep lajmin e hidhur: Liderët e BE-së nuk ranë dakord për hapjen e negociatave


Komisioneri Johannes Hahn ka dhënë zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se liderët e BE-së nuk kanë rënë dakord lidhur me hapjen e negociatave.

Hahm shkruan në “Twitter”, se kishte përjetuar një zhgënjim ekstrem dhe se ky nuk është një moment lavdie për Europën.

“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Evropën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Evropën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Johannes Hahn.

Më tej Hahn shkruan se do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë zhgënjyer me të drejtë dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i mbështetur ata. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë.”, shkruan Hahn.

Liderët e BE-së u mblodhën më 17 dhe 18 tetor për të diskutuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Diskutimet ditën e djeshme ishin mjaft të tensionuara, me presidentin francez Emmanuel Macron i cili u tregua i palëkundur në qëndrimin e tij kundër hapjes së negociatave. Sipas “Euractiv”, ai madje u mundua të shmangë gazetarët duke dalë nga dera e pasme mbrë dhe duke hyrë sot po nga dera e pasme. Vende të tjera kundër hapjes së negociatave ishin Holanda dhe Danimarka./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *