Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një përgjigje të pazakontë për sa i përket pyetjes së gazetares gjatë konferencës së sotme se “kur mund të hyjë Shqipëria në BE”.
Rama zgjatjen e procesit e ka krahasuar me rritjen e mjekrës së tij, dhe sipas shefit të ekzekutivit “nëse do ia linte mjekrës të dëshmonte, do bëhej më e gjatë se flokët e gazetares”.
“Në kohën kur unë kam dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Evropa i kisha të gjitha flokët dhe kam përshtypjen se nëse do t’ia lërë mjekrës ta dëshmojë mund të bëhet më e gjatë se flokët e tua. Përtej kësaj, ky është një rrugëtim dhe Shqipëria është shumë më evropiane që kurse ke lindur ti. Mos harroni që trashëgimia jonë është shumë e rëndë.
Ne nuk jemi as Hungaria, as Polonia, as Çekia. Kemi pasur dy ndërprerje të mëdha, njëra mbi 500 vjet, e dyta mbi 50 vjet. Kjo është e treta e vërteta. Një gjë është e sigurt që ti do të votosh për Parlamentin Evropian në Shqipëri. Se kur ende nuk e di, por kjo është e sigurt. Me siguri këtë e di Nard Ndoka por kur të bëni konferencë shtypi me opozitën, kërkojani si do të jetë Bashkimi Evropian”-deklaroi Rama.