Video e fjalimit të Majlinda Halilajt dje bëri xhiron e rrjetit, kjo për shkak se deputetja nuk mundi të lexonte dot ato që kishte shkruar vetë dhe nisi të belbëzonte.
Këtë performancë të dobët të saj, deputetja e re e ka justifikuar me problemet që ka me syrin. Por postimi i saj sqarues, gjithashtu u shoqërua me gabime.
“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun”, ka shkruar Halilaj, postim të cilin e ka fshirë pas komenteve kritike lidhur me drejtshkrimin e gjuhës shqipe.
Video e fjalimit të Halilajt dje në Kuvend: