Pas urdhrit të ri të arrestit europian, ish-udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, u dorëzua para autoriteteve belge këtë mëngjes.
Ai u la i lirë me kusht.
Ish-drejtuesi katalanas u largua në Bruksel në 2017-ën, kur Madridi e detyroi të hiqte dorë nga detyra.
Ai ka luftuar me sukses dy kërkesa të tjera për ekstradim nga Belgjika dhe Gjermania, ku gjyqtarët vendas kundërshtuan argumentin e Spanjës se ai kishte udhëhequr një rebelim.
“Gjyqtari që mori deklaratën time ka vendosur të më lirojë me mundësinë e largimit nga vendi me lejen e tij, legalizimin e vendbanimit tim dhe të jem i disponueshëm nëse thirrem nga autoritetet gjyqësore dhe padyshim që gëzoj të drejtat e mia”, tha Puigdemont pas lirimit të tij, citon euronews.
Urdhri për arrestimin e Puigdemont u publikua në spanjisht, por ligji kërkon që ai të dërgohet në njërën nga tre gjuhët kombëtare të Belgjikës ose në anglisht.