Lirohet nga burgu, ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në masën “detyrim paraqitje” Pulën.
Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë si masë shtrënguese për Pulën arrest me burg.
Pula u arrestua pas akuzave për shpërdorim detyre. Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, i dolën në krah Pulës duke thënë se prokurori Arian Ndoja i cili kishte nisur hetimet, mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj ish-kreut të Kadastrës.
Ndërkohë sipas opozitës, qeveria ka ushtruar presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për lirimin e Pulës.