Vendosni fjalën kyçe....

Luftime të ashpra në Meksikë, lirohet djali i El Chapo-s (FOTO/VIDEO)


Pasi forcat e sigurisë kapën një nga djemtë e të të ashtuquajturit “mbreti i drogës” që mbahet në burg, Joaquín “El Chapo” Guzmán, kanë shpërthyer luftime të ashpra në veri të Meksikës.

Luftimet u zhvilluan për disa orë pasi Ovidio Guzmán López u ndalua gjatë një patrullimi rutinë në qytetin e Culiacán.

Pamjet në televizionet meksikane tregojnë burra të armatosur me armë të rënda duke qëlluar mbi policinë. Po ashtu shihen automjete, trupa dhe barrikada të djegura të shpërndara nëpër rrugë.

Autoritetet meksikane lajmëruan se e kishin liruar më vonë Guzman, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.


Ministri i sigurisë i Meksikës, Alfonso Durazo, tha që një patrullë e policisë së militarizuar të Gardës Kombëtare u përfshi në luftime brenda shtëpisë ku po mbahej Guzmán, duke i detyruar ata të tërhiqen për sigurinë e tyre.

“Z. Guzmán u arrestua, por më vonë u la i lirë, për të shmangur më shumë dhunë në zonë dhe për të ruajtur jetën e personelit tonë dhe të rimarrë qetësinë në qytet”, tha Durazo.

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador tha se ai do të zhvillojë një takim me kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar mbi incidentin.

Obrador u zgjodh si president, pasi platforma e tij premtonte të godiste kartelet e drogës në Meksikë. Nën udhëheqjen e El Chapo, karteli Sinaloa ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Me El Chapo pas hekurave, karteli thuhet se tani kontrollohet pjesërisht nga djali i tij Ovidio Guzmán, i cili akuzohet për trafik droge në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *