Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekoron Radio Kukësin: Urë lidhëse e Shqipërisë me Kosovën


Presidenti Meta ka vlerësuar  “Radio Kukësin” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me rastin e 60-vjetorit të krijimit.

Në fjalën e tij Presidenti Meta duke vlerësuart Radio Kukësin tha se: “Jam shumë i lumtur të marr pjesë në këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme, pikërisht të 60-vjetori të krijimit të Radio ‘Kukësit’, një prej tribunave më të rëndësishme të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës kombëtare shqiptare.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot Radio Kukësin me rastin e 60-vjetorit të krijimit, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”:“Për kontributin e vyer ndër vite, në transmetimin e programeve dhe emisioneve të një game të gjerë, duke shërbyer si një tribunë e rëndësishme e pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare. Për mbështetjen e çmuar me edicione radiofonike të veçanta, si e vetmja dritare dhe urë lidhëse e Shqipërisë me Kosovën”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *