Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja Barcelona-Real Madrid shtyhet për në dhjetor, shkak protestat në Katalonjë


Pezullohet sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit që do të zhvillohej më 26 tetor. Presidenca e kampionatit ka vendosur që sfida të mos luhet në këtë datë, pasi kanë frikë për sigurinë e Real Madridit duke parë protestat e shumta që po ndodhin në Barcelonë.

 “Data 26 tetor është anuluar dhe sfida nuk do të luhet. Barcelona dhe Real Madridi duhet të bien dakord për një datë tjetër deri më 21 tetor, nëse klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jetë liga që do të vendosë datën“ – shkruan El Chiringuito.

Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit  ka propozuar që ndeshja të luhet të mërkurën më 18 Dhjetor, ndërsa LaLiga ka sugjeruar të shtunën 7 dhjetor.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Barcelonë, pas dënimit të liderëve separatistë.

Barcelona ka qenë dëshmitare e tre netëve të protestave të dhunshme, pasi Gjykata Supreme Spanjolle dënoi nëntë figura udhëheqëse pro-pavarësisë me 9-13 vjet burg për referendumin e organizuar dy vite më parë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *