Vendosni fjalën kyçe....

Paloka-Ramës: Boll me qurravitjet, jep dorëheqjen


Pas marrjes së përgjigjes negative nga BE-ja për mos hapjen e negociatave, opozita shqiptare i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka bërë thirrje publikisht Ramës që të japë dorëheqje.

“E vetmja gjë e pranueshme qe mund t’ju thuash shqiptareve sot është: “Jap dorëheqje”
Çdo fjali apo fjalim tjetër vetëm do te shtoje urrejtjen dhe përbuzjen e shqiptareve për ty.

Harroje që me qurravitjet dhe gulçimat para kamerave do marrësh keqardhjen apo ca më shume mirëkuptimin e shqiptareve. Ju ka dale boja me kohë dhe këtyre shfaqjeve sa herë që kapësh kaps…
Qërohu një ore e me pare e hapu rrugën shqiptareve se boll të zeza ju ke bere.”- shkruan Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *