Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë në një xhami në Afganistan, 62 të vrarë dhe 30 të plagosur


Së paku 62 njerëz u vranë nga shpërthimet në një xhami në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Autoritetet thanë se nga sulmi i dyfishtë në qarkun Haska Mena mbetën të plagosur mbi 30 vetë.

“Numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat”, tha Sohrab Qaderi, anëtar i Këshillit provincial.

“Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë”, tha Zahir Adil, zëdhënës i Departamentit Publik Shëndetësor në Nangarhar.

Shpërthimet ndodhën gjatë faljes së Xhumasë.

Përgjegjësinë për to nuk e mori ende asnjë grup, por militantët talibanë dhe ata të Shtetit Islamik janë aktivë në lindje të Afganistanit, e sidomos në Nangarhar.

Në një tjetër zhvillim, në provincën perëndimore Herat, gjashtë civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u godit nga një bombë në anë të rrugës, thanë autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *