Vendosni fjalën kyçe....

Zaev ngushëllon veten për negociatat: Nga kjo do dalim më të fortë


Në prononcimin e parë publik, që prej fillimit të Samitit të Liderëve të BE-së dje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se BE-ja duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Zaaev tha se Maqedonia do dalë më e fuqishme nga kjo situatë duke theksuar se askush nuk mund t’i marrë dot reformat e arritura.

 “Askush nuk mundet të na i ndalë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga ky moment do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtarë të NATO-s gjë e cila ishte qëllimi ynë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani ka ndryshuar dhe që është bërë burim stabiliteti. BE-ja e di mirë këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Mbetemi të përkushtuar dhe me punë do të dëshmojë ku e kemi vendin”, tha Zaev.

Në debatet që kanë zgjatur me orë të tëra në Parlamentin Europian, duket se Franca qëndron e palëkundur në vendimin e saj për t’i thënë “JO” negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *