Të paktën pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën shembjes së një dige në një minierë ari në rajonin Krasnoyarsk të Rusisë.
Punëtorët e shpëtimit janë ende në kërkim të minatorëve të zhdukur që mund të jenë marrë nga rryma e ujit.
Shirat e dendur në fshatin Schetinkino në lumin Seyba shkaktuan shembjen e një dige, duke përmbytur dy konvikte pranë që strehonin punëtorët e minierave. Fotografitë dhe videot tregojnë ujin që përfshiu konviktet.
Aksidenti ka vrarë të paktën pesëmbëdhjetë persona, tha Ministria Ruse e Emergjencave (EMERCOM). Katërmbëdhjetë persona të tjerët janë evakuuar për të marrë trajtim mjekësor.
Tre prej atyre që janë shtruar në spital thuhet se janë në gjendje të rëndë.
Rreth 300 punonjës të urgjencës janë në kërkim për gjashtë personat që janë ende të zhdukur, duke përdorur mjete zhytëse.
Shtatë persona në total janë shpëtuar deri më tani pas kërkimeve. Kompania që shfrytëzon minierën dyshohet se ka shkelur rregullat e sigurisë.
Autoritet kanë nisur një hetim dhe zyrat e kompanisë raportohet se tashmë janë bastisur nga organet ligjzbatuese.