Disa përfaqësues demokratë dhe kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 kanë shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për udhëtime private ajrore, duke i vënë në dyshim shqetësimet e tyre për ndryshimin e klimës.
Joe Biden ka qenë nën zjarr ditët e fundit pasi u raportua se fushata e tij kishte shpenzuar 924.000 dollarë për përdorimin e avionëve privatë vetëm në tremujorin e tretë (1 korrik – 30 shtator).
Ndërsa Biden drejton “tufën”, ai nuk është vetëm në shpenzimet e tij të tepruara të udhëtimit ajror.
Pete Buttigieg thuhet se ka shpenzuar 479.000 dollarë për udhëtime private ajrore. Kamala Harris gjithashtu i la mënjanë shqetësimet e saj lidhur me ndryshimet klimatike, duke shpenzuar 236.000 dollarë në fluturime.
Bernie Sanders, i cili dikur e përshkroi ndryshimin e klimës si “kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare” – shpenzoi 360.000 dollarë për udhëtime private ajrore në tremujorin e tretë.
Elizabeth Warren, e cila e përshkroi ndryshimin e klimës si një “krizë ekzistenciale që i kërcënon të gjithë”, gjithashtu shfrytëzoi udhëtimin ajror privat, duke shpenzuar 132.000 dollarë në tremujorin e tretë.