Vendosni fjalën kyçe....

Ditë barazimesh në kampionatin shqiptar, Bylis “ngec në Gjirokastër


Edhe pse shënoi i pari, Luftëtari i vendit të parafundit nuk mundi dot të shkojë më larg se barazimi ndaj Bylisit, në një ndeshje me shumë tension.

Gjirokastritët shënuan me anë të Ackës në minutën e 63-të por nuk qe në gjendje që ta ruante rezultatin. Ekipi vendas u ndëshkua me karton të kuq, që u kthye në gol  nga portieri Hidi.

Ndërsa dalja me karton të kuq e Bajramit e vështirësoi edhe më shumë situatën për vendasit, që gjithsesi arritën të marrin një pikë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Tirana po barazon me Laçin e po kështu Partizani e Vllaznia janë në barazim në Shkodër, kur po luhen 45 minutat e para të takimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *