Vendosni fjalën kyçe....

Ekonomia kineze shënon rritjen më të ulët në 30 vjet


Ekonomia kineze u ngadalësua në tremujorin e tretë në nivelin më të ulët në më shumë se 3 dekada, ndërkohë që lufta tregtare me SHBA goditi manifakturën.  Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me vetëm 6% me bazë vjetore, duke vazhduar ngadalësimin nga norma me 6.2% që u regjistrua në tremujorin e dytë.

Partnerët tregtar dhe investitorët po e monitorojnë ekonominë e dytë më të madhe në botë ndërkohë që lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara ka shtuar shqetësimet për recesion.   Treguesi për tremujorin e tretë ishte më i dobëti që prej tremujorit të parë 1992 dhe rezultoi poshtë pritshmërive për një rritje me 6.1%.

Zëdhënësit e zyrës Kombëtare të Statistikave lajmëruan plane të Pekinit për emetime të veçanta të obligacioneve lokale për të nxitur investimet në infrastrukturë,  masa që ishin planifikuar për 2020-ën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se të dyja palët kanë kaluar fazën e parë drejt një marrëveshjeje tregtare dhe pezulloi rritjen e tarifave. Megjithatë, autoritetet kanë paralajmëruar se duhet më shumë punë që situata të kthehet në normalitet.

Eksportet kineze ranë për muajin Shtator, ndërsa importet u tkurrën për të pestin muaj radhazi. Tkurrja e kërkesës brenda dhe jashtë vendit kanë goditur disa sektorë të ekonomisë, përfshirë transportin, industrinë, punësimin dhe shpenzimet për argëtim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të rritjen ekonomike botërore në nivelin më të ulët që prej krizës financiare të vitit 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *