Vendosni fjalën kyçe....

“Është e preferuara e rusëve”, Hillary Clinton akuzon Tulsi Gabbard se po promovohet nga Rusia


Dikur thoshte se rusët i vodhën zgjedhjet për të bërë president të SHBA-ve Donald Trump, ndërsa tani Hilary Clinton thotë se rusët po mbështesin një grua demokrate në mëmyrë që të mbrojë interesat e tyre.

Komentet e Clinton duket se i referohen përfaqësueses së Hawaii-t, senatores Tulsi Gabbard, i cili është akuzuar për marrëdhënie të ngushta me Rusinë në të kaluarën.

“Unë nuk jam duke bërë ndonjë parashikim, por unë mendoj se ata i kanë sytë te dikush që është mes të favorizuarve demokratë dhe po kujdesen që ajo të jetë kandidatja e palës së tretë”, tha Clinton, duke folur me ish-këshilltarin e Obamës, David Plouffe.

“Ajo është e preferuara e Rusëve”, tha Clinton, citon CNN.

Clinton asnjëherë nuk e përmend me emër Gabbard, por ka vetëm pesë gra që kandidojnë për presidente – Gabbard; senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris; senatorja e Masaçusets Elizabeth Warren; senatorja e Minesotës Amy Klobuchar dhe autorja Marianne Williamson. Dhe deri më tani asnjë prej grave të tjera, përvec Gabbard nuk janë akuzuar se promovohen nga Rusia.

Gabbard nga ana e saj i ka mohuar këto akuza që po i bëhen tashmë dhe nga anëtarë të partisë së saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *