Vendosni fjalën kyçe....

Familja e “El Chapo”-s kërkon falje, premton të ndihmojë me para familjarët e viktimave


Familja e të ashtuquajturit “mbretit të drogës” Joaquín “El Chapo” Guzmán i cili mbahet në burg, ka reaguar pas luftimeve që shpërthyen për lirimin e djalit Ovidio Guzman.

Dy avokatë të familjes, José Luis González Meza dhe Juan Pablo Badillo dolën në një konference për shtyp në kryeqytet dhe deklaruan se autoritetet meksikane nuk kishin urdhër arresti kundër Ovidio Guzmán dhe kjo ishte arsyeja se pse ata nuk mund ta arrestonin.

Përpos kësaj, ata u zotuan të ndihmojnë familjet e atyre që humbën jetën gjatë ngjarjeve të dhunshme të së enjtes.

Ata thanë se familja e ‘El Chapo’-s dëshiron t’i kërkojë falje njerëzve në Culiacán dhe ofroi t’i mbështesë financiarisht familjet e viktimave.

“Familja i kërkon falje popullit të Sinaloas dhe veçanërisht popullit të Culiacan. Shumë prej tyre ishin burra dhe familja pa asnjë problem do t’i ndihmojnë ata ekonomikisht.”, tha José Luis González Meza.

Ata falenderuan dhe vendimin e presidentit meksikan Lopez Obrador, që vendosi për lirimin e Ovidio Guzman.

“Mesazhi i familjes dhe i nënës së ‘El Chapos’, María Consuelo dhe nënës së Ovidios, Griselda López, është një falënderim për Presidentin e Republikës, López Obrador… Ne kemi një njeri të krishterë president, i cili më në fund nuk mori vendim për të dëmtuar Ovidion.”, tha Badillo, citojnë mediat meksikane.

Pasi forcat e sigurisë kapën një nga djemtë e të të ashtuquajturit “mbreti i drogës” që mbahet në burg, Joaquín “El Chapo” Guzmán, kanë shpërthyer luftime të ashpra në veri të Meksikës.

Luftimet u zhvilluan për disa orë rutinë në qytetin e Culiacán, ku ishte ndaluar Ovidio Guzmán López. Avokatët thanë se djali i familjes tani ndodhej në një vend të sigurt dhe falenderuan autoritetet që nuk e kishin torturuar.

Ovidio Guzmán López

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *