Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari i George W.Bush: Hillary Clinton të japë prova ose ta mbyllë me akuzat ndaj Gabbard


Pas deklaratave të Hillary Clinton se Tulsi Gabbard se ishte një “pasuri ruse”, ish-këshilltari i George W.Bush, Karl Rove e paralajmëroi atë se duhet të paraqesë prova që vërtetojnë pretendimet e saj ose në të kundërt të tërhiqet.

“Vendose ose mbylle”, tha Rove, citon “Fox News“.

Ajo ose duhet të dalë me dëshmitë nëpër platforma ose faqe që janë duke u përdorur në emër të Gabbard. Ajo duhet të dalë me provat se Jill Stein ishte një pasuri ruse. Na trego se kush e vërtetoi se ky ishte rasti. Ose akoma më mirë, thjesht mbylle ose largohu. Kjo është thjesht e tmerrshme.”, tha Rove në programin televiziv “The Story With Martha MacCallum.”

Një ditë më parë, Clinton nisi në një intervistë një teori konspirative që rusët po “promovonin” Gabbard, kongresmenen e Hawaiit që ajo të ishte një kandidate e palëve të treta në vitin 2020.

Megjithëse Clinton nuk e përmendi me emër Gabbard, ajo tha se ishte një kandidate grua nga Partia Demokratike (lexo këtu). Mes të gjitha grave kandidate, Gabbard është e vetmja që komentohet për një qasje më të butë ndaj Rusisë.

Në të njëjtin diskutim, Clinton tha se edhe kandidatja e Partisë së Gjelbër në garën e vitit 2016, Jill Stein, ishte “gjithashtu” një pasuri ruse.

Rove i quajti akuzat e Clintonit mizore dhe pyeti me zë të lartë se pse ish-zonja e parë do të “merrej me këtë lloj aktiviteti të çuditshëm”.

“Dhe do të ishte më mirë që ajo t’i provojë ato, ti japë provat FBI nëse ajo e beson. Ose nëse pretendimet janë të vërteta, jepja popullit amerikan.

Hillary Clinton ose e ka humbur, dhe nëse ajo s’e ka humbur, atëherë jep provat dhe amerikanët të gjykojnë nëse kjo është e vërtetë apo jo”, shtoi Rove.

Tulsi Gabbard


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *